Më datë 21–22 maj 2025, në ambientet e Departamentit të Lëndëve Paraklinike u zhvillua me sukses trajnimi intensiv për Ndihmën e Parë, me pjesëmarrjen e studentëve të Klubit Studentor “Ndihma e Parë”, studentëve që do të zhvillojnë praktikën profesionale njëjavore në Medjugore, Bosnje-Hercegovinë, si dhe studentëve të programit Bachelor në Mami që kanë zgjedhur lëndën me zgjedhje Ndihma e Parë.
Trajnimi u udhëhoq nga ekspertët gjermanë të ndihmës së parë dhe paramedikut, Norbert Scheffler dhe Udo Blaseg, të cilët sollën njohuri të thelluara teorike dhe praktike mbi situatat emergjente mjekësore, si: arresti kardiak, goditjet në tru, astma, plagët, frakturat, emergjencat psikiatrike, matjet e parametrave vitalë dhe menaxhimi i situatave të dehidratimit apo shokut.
Falenderojmë për bashkëpunimin:
Organizatën Malteser, si dhe pedagogët
Maranaj Marku, Julian Kraja, Elsjona Qallija, Kristian Preçeta dhe Sebastjan Mjekaj
Interesi i studentëve ishte tejet i lartë dhe trajnimet u shoqëruan me angazhim maksimal dhe feedback shumë pozitiv, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e përgatitjes profesionale për situata emergjente.