U mbajt në datat 13, 14 dhe 15 dhjetor në Universtetin Epoka trajnimi i rradhës i projektit IDEA, për vendet e Ballkanit Perëndimor me pjesëmarrjen e profesorëve nga universiteti shtetëror i Athinës.
Pjesë e këtij projekti është edhe Universiteti i Shkodrës " Luigj Gurakuqi". Gjatë këtij proçesi u diskutuan etapa te ndryshme të përfshirjes së studentëve me aftësi të kufizuara në studimet universitare në lidhje me aplikimin, deklarimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale e shëndetsore të tyre. Gjithashtu edhe njohja paraprake e stafit pedagogjik me nevojat e veçanta të studentëve me aftësi të kufizuara.