U zhvillua sot në mjediset e Bibliotekës së Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" një trajnim me studentë të degëve Mësuesi nga 4 Fakultete të UNISHK në lidhje me median dhe edukimi për median. Studentët u njohën me tematika rreth lajmeve jo të vërteta, keqinformimit, dezinformimit, manipulimi i imazhit, verifikimi i fakteve dhe kujdesit në rrjetet sociale nga z. Emirjon Senja, ekspert i medias, Kryeredaktor i Albeu. Ky aktivitet vjen në kuadër të aktiviteteve të parashikuara nga projekti "MEDIA DHE INFORMATION LITERACY PËR MËSUESIT E ARDHSHËM" i cili po implementohet në 11 IAL Shqiptare nga Instituti Shqiptar i Medias në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë. Studentët do të ndjekin një sesion të dytë të këtj trajnimi ditën e martë dt 16.05.2023.