Në ambjentet e Klinikës së Ligjit në Universitetin e Shkodrës “Luig Gurakuqi” ,u zhvillua trajnimi vjetor që ofrohet nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas (DNJF), me synim përditësimin e njohurive të studentëve të përfshirë pranë klinikës ligjore, mbi çështjet e lidhura me ndihmën juridike parësore.
Juristi Anton Koca nga Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore në Shkodër informoi studentët pjesëmarrës mbi:
-Ndihmën juridike parësore, dytësore dhe ofruesit e shërbimit;
-Rolin e Klinikave të Ligjit në ofrimin e këtyre shërbimeve;
-Raste praktike mbi mënyrën e ofrimit të ndihmës juridike parësore.
Studentët pjesëmarrës në këtë trajnim, do të mirëpriten për t'u angazhuar me praktikën 3-mujore të punës (Prill - Qershor 2025), pranë DNJF dhe ofruesve të shërbimit, në përfundim të së cilës studentët do të pajisen me certifikatë, të lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Ministri i Drejtësisë.