Sot u zhvillua një trajnim institucional me rëndësi të veçantë me anëtarët e Njësive të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC), të udhëhequr nga përfaqësues të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) . Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me strukturat drejtuese të Rektoratit, si pjesë e përgatitjeve për akreditimin e 13 programeve të studimit dhe akreditimin periodik institucional, me mbështetjen e Rektorit të Universitetit tonë .
Në trajnim morën pjesë:
• Anëtarët e NJSBC-së institucionale
• Përfaqësues nga gjashtë fakultete
• Komisioni i Sigurimit dhe Garantimit të Cilësisë (KSGC)
Trajnimi kishte për qëllim:
Rritjen e efektivitetit të funksioneve të NJSBC-ve
Shkëmbimin e përvojave më të mira
Përmbushjen e standardeve të cilësisë në arsimin e lartë
Temat kyçe përfshinë:
• Indikatorët e cilësisë
• Analizën e pyetësorëve për studentë dhe staf
• Organizimin e fokus-grupeve
• Dokumentimin e evidencave dhe praktikave të mira
Përfaqësuesja e ASCAL-it ndau udhëzime praktike dhe hapi diskutime interaktive që nxitën reflektim dhe bashkëpunim të vlefshëm për përmirësimin e proceseve të brendshme të cilësisë .
Në përfundim, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e vijimësisë së trajnimeve për të fuqizuar më tej sistemin e sigurimit të cilësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.