Trajnim i grupit të punës së projektit IDEA në Kolegjin Universum, Prishtinë, Kosovë

Në vazhdën e trajnimeve të projektit IDEA - Arsimi i lartë gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor, i cili prej 2 vitesh po aplikohet në universitetin tonë, u zhvillua trajnimi i radhës në Kolegjin Universum në Prishtinë, më 17-19 janar 2023. Pedagogë nga universiteti National and Kapodistrian i Athinës (Greqi) dhe ai Masarik, Limerick (Republika Çeke) përcollën tek pjesëmarrësit e këtij trajnimi përvojat e tyre mbi teknologjitë asistive (ndihmëse) dhe përdorimin e tyre me studentët me aftësi të kufizuar. Përmes demonstrimit dhe diskutimeve përfaqësuesit e universiteteve të Ballkanit Perëndimor u njohën me praktikat më të mira dhe mundësitë që pajisjet teknologjike mund t’i lehtësojnë të nxënit studentëve më aftësi të kufizuara, risi që së shpejti do të jetë pjesë edhe e universitetit tonë përmes një laboratori me një teknologji specifike e të përshtatshme për këta studentë.