Në kuadër të projektit IDEA financuar nga Bashkimi Europian, grupi punës i Universitetit të Shkodrës gjatë datave 17-21/10-2023 mori pjesë ne trajnimin për të mbështetur studentët me aftësi të kufizuara dhe vështirësi në të nxënë.
Objektivi kryesor i këtij trajnimi ishin shërbimet administrative për Arsimin Terciar të aksesueshëm, themelimi, përmirësimi dhe funksioni i njësive të aksesueshmërisë. Universiteti Kapodistrian në Athinë solli praktikat më të mira lidhur me regjistrimin, transportin, stafin vullnetar mbështetës për studentët me aftësi të kufizuara dhe vështirësi në të nxënë si dhe pajisjet e vëna në dispozicion për studentët me aftësi ndryshe.