Studentët e Infermierisë, Mamisë dhe Fizioterapisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” vijojnë të jenë aktivë në mbështetje të komunitetit.
Sot, në ambientet e Departamentit të Lëndëve Klinike dhe Departamentit të Lëndëve Paraklinike, u zhvillua një seancë vullnetare dhurimi gjaku në ndihmë të pacientëve talasemikë.
Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Kryqin e Kuq – Dega Shkodër dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Pjesëmarrje e jashtëzakonshme nga vullnetarët e klubeve studentore “Medik Klub” dhe “Ndihma e Parë”, si dhe nga studentë, pedagogë e qytetarë shkodranë, të cilët dhuruan më të çmueshmen për jetën – gjakun!
Faleminderit të gjithëve që përmes këtij gjesti fisnik, shpëtojnë jetë çdo ditë!
