• Ankesa

Tjetër sukses për studentin e UNISHK!

Tjetër sukses për studentin e UNISHK!

Atleti shkodran, Franko Burraj, student në Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Në garat e Kampionatit Ballkanik të Sallave të Mbyllura, zhvilluar në Beograd, ai u rendit në vendin e tretë në garën e 400 metrave, duke merituar medaljen e bronztë.

Ky rezultat është jo vetëm një sukses personal për Franko Burrajn, por edhe një arritje domethënëse për atletikën shkodrane dhe për komunitetin akademik të UNISHK, që vijon të nxjerrë studentë ekselentë.

Urime kampionit tonë për përkushtimin, disiplinën dhe përfaqësimin dinjitoz!

Suksese të tjera në garat ndërkombëtare!