Leksion i hapur “Teoria bashkëkohore e kulturës - Ide moderne dhe trende dixhitale”
Nga PhD. Leva Gintere Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Vidzemes, Letoni
16.03.2023
Në kuadrin e bashkëpunimit mes Universitetit të Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Vidzemes, Letoni me daten 16 Mars 2023, në ambjetet e Fakultetit Ekonomik, me nismen e Departamentit të Turizmit u mbajt leksioni i hapur me studentat e Turizmit dhe të Arteve nga PhD. Leva Gintere e Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Vidzemes në Letoni. PhD. Gintere është kërkuese shkencore pranë këtij universiteti si dhe lektore në Akademinë e Muzikës të Letonisë. Leksioni me temë “Teoria bashkëkohore e kulturës - Ide moderne dhe trende dixhitale” kishte në fokus çështje të teorisë bashkëkohore të kulturës. Studiuesit kanë demonstruar rëndësinë e krijimtarisë në arsimin bashkëkohor për të siguruar inovacion dhe mendim të thelluar. Këto aftësi janë të nevojshme për të gjetur zgjidhje efektive të sfidave të botës moderne, Qëllimi i përgjithshëm i leksionit ishte të zhvillonte krijimtarinë e studentëve duke ndezur interesin e tyre për paradigmat kulturore të shekullit të 21-të, duke nxitur imagjinatën e tyre, eksperimentet e mendimit dhe duke çuar në dëshirën për të krijuar ide të reja. Leksioni u ndoq me interes nga studentët dhe ngjalli diskutime mes studentëve dhe lektores.
Open lecture "Contemporary theory of culture - Modern ideas and digital trends"
by PhD. Leva Gintere,University of Applied Sciences of Vidzeme, Latvia
16 .03.2023
In the framework of the cooperation between the University of Shkodra 'Luigj Gurakuqi’ and the University of Applied Sciences of Vidzeme, Latvia on March 16, 2023, in the premises of the Faculty of Economics, at the initiative of the Department of Tourism, an open lecture was held with the students of Tourism and Arts by PhD. Leva Gintere of Vidzeme University of Applied Sciences in Latvia. PhD. Gintere is a scientific researcher at this university as well as a lecturer at the Latvian Academy of Music. The lecture on "Contemporary Theory of Culture - Modern Ideas and Digital Trends" focused on issues of contemporary theory of culture. Researchers have demonstrated the importance of creativity in contemporary education to ensure innovation and critical thinking. These skills are necessary to find effective solutions to the challenges of the modern world. The overall aim of the lecture was to develop students' creativity by igniting their interest in the cultural paradigms of the 21st century, stimulating their imagination, experimentation and thinking and leading to the desire to create new ideas. The lecture was followed with interest by the students and created discussions between the students and the lecturer.