Më 23-24 maj 2024 në hollin e Fakultetit të Shkencave të Edukimit u çel ekspozita "Të lehta - Të vështira" e studentit të vitit të dytë, dega Pikturë - Grafikë, Erjon Baculi, kuruar nga pedagogu Sidi Kanani.
Qëllimi i kësaj ekspozite është një nevojë për refleksion dhe komunikim. Megjithëse në pamje të parë e vogël si instalim, ekspozita përmban mbi 30 punime përmes të cilave Erjoni kërkon të zbulojë diçka që zakonisht duam ta fshehim ose lëmë në hije.
Linja e tij, e cila nuk ndjek një fill të zakonshëm mendimi na befason, provokon e përmes humorit, ironisë dhe inteligjencës mbart edhe një natyrë edukuese.
Ekspozita po ndiqet me shumë interes nga studentët dhe artëdashësit.