Në vazhdim të përpjekjeve për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të veriut e me tej, Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodërs, realizoi nga data 2-7 Qeshor 2022 takime me maturantët e shkollave të mesme në Bashkinë Shkodër dhe Bashkinë Vaudejës, mbi ndërgjegjësimin e të rinjve për rolin dhe mundësitë e tyre për të kontribuar individualisht dhe së bashku në realizimin e 17 Objektivave të OKB të Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Fillimisht përgjegjësia e Departamentit të Turizmit Prof.as.Dr.Mirjam Dibra i shpjegoi maturantëve modelin dhe nevojen e zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe 17 Objektivat e Zhvillimit Qëndrueshëm 2030 dhe rolin e të rinjve për të kontribuar në realizimin e tyre. Ndërsa pedagogët e Departamentit të turizmit Dr.Romina Dhora, Dr. Rudin Beka, Arian Gjura Msc prezantuan dhe diskutuan me maturantët mundësitë e të rinjve për të kontribuar për të sotme dhe të ardhme më të mirë të vendit të tyre. Më pas studentët e vitit të parë të Masterit shkencor në ‘Menaxhim Turizmi të qëndrueshëm’i prezantuan maturantëve disa mundësi të sjelljes si qytetar i përgjegjshëm dhe turist i përgjegjshëm dhe i shpërndanë fletëpalosjet e përgaditura nga këto studentë ‘Qytetar i përgjegjshëm’ dhe ‘Turist i përgjegjshëm”, duke i ftuar maturantët për sjellje të përgjegjshme të tyre per zhvillim të qëndrueshëm në vendin tonë e më tej. Këto takime me maturantët mbi këtë temë të rëndësishme u realizuan nga mundësia që na siguroi Drejtori i DRAP (Lezhë) dhe Drejtorit e shkollave të mesme të Bashkisë Shkodër dhe Vaudejës.