Takimi studentor "Trashegimia jonë kulturore, mbrojmë të kaluarën për të ardhmen. Xhubleta në UNESCO"

Sot, më 20 dhjetor 2023, te Biblioteka Shkencore e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkoder u zhvillua takimi studentor "Trashegimia jonë kulturore, mbrojmë të kaluarën për të ardhmen. Xhubleta në UNESCO" me studentët e programeve të studimit që mbulon Departamenti i Historisë.

Ky takim kishte në fokus një nga objektet më të rëndesishme të trashegimisë sonë kulturore. Në qendër të takimit ishte biseda me studiuesen Rita Shkurtaj Kalaj mbi rëndesinë e ruajtjes së identitetit të xhubletës.