• Ankesa

Takimi përmbyllës i projektit ndërkombëtar “Krijimi i një platforme digjitale në gjuhë të huaja për promovimin e territorit”

Sot, në ambientet e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u zhvillua me sukses takimi përmbyllës i projektit “Krijimi i një platforme digjitale në gjuhë të huaja për promovimin e territorit”, i financuar nga Agjencia Universitare e Frankofonisë (AUF) dhe realizuar në bashkëpunim me Universitetin e Malit të Zi, Fakultetin e Turizmit dhe Aleancën Franceze Shkodër.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, i cili mbajti fjalën përshëndetëse, duke theksuar rëndësinë e projekteve që ndërthurin teknologjinë, gjuhët e huaja dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Prof. As. Dr. Alma Hafizi – “Duke ndërtuar ura komunikimi përmes një platforme digjitale komunikimi”

MSc. Gentian Gjyli – “Lançimi i faqes PLACOD. Ndërtimi dhe funksionimi i saj”

Prof. As. Dr. Dhurata Hoxha – “Qasje ndërdisiplinare në promovimin e territorit” (botimi kolektiv si produkt i projektit)

Takimi u pasurua me diskutime të hapura, reflektime mbi sfidat dhe arritjet, si dhe me pjesëmarrjen e eksperteve të huaja.

Në fund, pjesëmarrësit u ftuan në një koktej miqësor të ofruar nga Aleanca Franceze Shkodër.

Falënderime për të gjithë kontribuesit në këtë nismë me impakt të gjerë akademik dhe kulturor!