Takimi në kuadër të projektit “Challenge fund”

Sot, më dt. 7 dhjetor 2023, te Biblioteka Shkencore e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkoder u zhvillua takimi në kuadër të projektit “Challenge fund” (thirrja e parë per aplikim), i cili ka vijuar nga universiteti i Elbasanit, Vlores, Korçës, Beratit, Gjirokastrës për ta mbyllur sot te Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi".

Kjo është një iniciativë shumë e mirë dhe mundesi për studentet tanë, sepse u jep mundësi atyre të ndermarrin hapa drejt sipermarrjeve për idetë e tyre inovative, idetë e biznesit si personalisht, ashtu edhe me skuader.