Rektorja e Universitetit të Tuzlës, Bosnjë-Hercegovinë, zonja Nermina Hadzigrahic, dhe zëvendsrektori, zoti Jasmin Suljagic, u pritën në një takim miqësor nga rektori i Universitetit të Shkodrës “Lugj Gurakuqi”.
Në këtë takim u diskutua për vijimësinë e bashkëpunimit dypalesh, si dhe për çështje që kanë të bëjnë me partneritetin në kuadër të programeve Erasmus +, Capacity Building etj., apo për mundësinë e shkëmbimit të risive dhe bashkëpunimin mes studentëve dhe stafit akademik.