• Ankesa

Takimi mes Rektorit Gjuraj dhe Kryemyftiut Sytari Dialog për Bashkëpunim dhe Vlera të Përbashkëta

Në kuadër të transparencës dhe komunikimit të hapur me institucionet sociale, Rektori Gjuraj mirëpriti sot Kryemyftiun e Shkodrës, imam Muhamed Sytari.

Kryemyftiu Sytari i uroi Rektorit Gjuraj suksese në detyrën e tij dhe i shprehu mbështetjen e sinqertë për veprimtarinë akademike dhe sociale të universitetit. Takimi u zhvillua në një frymë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi , duke shënuar një hap të rëndësishëm në ndërtimin e urave lidhëse midis UNISHK dhe institucioneve fetare, duke ruajtur parimin e laicitetit si vlerë thelbësore e institucionit.

Gjatë bisedës, Rektori Gjuraj vlerësoi rolin e fesë islame në promovimin e vlerave shpirtërore, humanizmit dhe empatisë. Ai theksoi gjithashtu kontributin e shquar të personaliteteve nga komuniteti mysliman në fusha të ndryshme, si arsimi , arti , kultura dhe shkenca , duke evidentuar ndikimin e tyre pozitiv në qytetërimin shqiptar dhe më gjerë.

Kryemyftiu dhuroi disa libra për Biblioteka Shkencore e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkoder.

Ky takim pasqyron angazhimin e Universitetit të Shkodrës për të forcuar marrëdhëniet me aktorët e ndryshëm të shoqërisë, duke promovuar dialogun ndërinstitucional dhe vlerat e përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit.