Takimi me Zëvendës Dekanët për Monitorimin dhe Cilësinë e Procesit Mësimor në Universitetin e Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi

Sipas një axhende të përcaktuar që në fillim të vitit akademik, u zhvillua sot takimi me zëvendës dekanët e Fakulteteve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Në bashkëbisedim me to, rektori theksoi rëndësinë e monitorimit të zhvilliimit të procesit mësimor prej tyre, ndjekjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë, si dhe çështje të tjera operacionale dhe të përditshmërisë.

Zëvendës dekanët kanë mbështetjen dhe besimin e plotë në punën e tyre, si persona kyç pranë Fakulteteve përkatëse, të cilët lipset të rrisin bashkëpunimin me studentët, llogaridhënien dhe angazhime të tjera, sipas detyrave dhe kompetencave që u jep statuti i UNISHK-ut.