Në kuadër të implementimit të projektit SMART “Qendrat e Inovacionit SMART për zhvillimin e të menduarit inovativ dhe sipërmarrës për të lehtësuar zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme inteligjente në Ballkanin Perëndimor”, u organizua më daten 5 Prill 2023, takimi i pare me temë:
“Identifikimi i aktorëve dhe grupeve të interesit, dhe qasjet e tyre në funksion të përcaktimit të fokusit të qendrës SMART”
Grupi i punës në Universitetin Shkodrës organizuan takimin me pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm lokale të Qarkut të Shkodrës, përfshirë përfaqësues të institucioneve publike, institucione të arsimit të lartë lokal, kompani private, përfaqësues të medias, përfaqësues të Rotary Club, subjekte të shoqërisë civile dhe ekspertë në fusha të tjera. Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimin e ideve, identifikimin e propozimeve dhe aktiviteteve në funksion të adresimit të sfidave të IAL-ve në fushën e specializimit SMART dhe zhvillimit tek studentët të kompetencave të inovacionit dhe sipërmarrjes përmes zhvillimit të moduleve të reja të të mësuarit.
Takimi u hap nga Koordinatorja e projektit SMART Dr. Ylvije Kraja e cila bëri një prezantim të përmbledhur të projektit SMART. Ndërsa fjalën përshëndetëse e mbajti Dekania e Fakultetit Ekonomik Prof. As. Dr. Blerta Dragusha. Në vazhdim përshëndetën Z. Arben Haveri përfaqësues i Rotary Club dhe Z. Ridvan Sokoli Drejtor në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik Bashkia Shkodër. Në fjalën e tyre u theksua rëndësia e bashkëpunimit të universitetit me aktorët lokal si dhe roli i qendrës së inovacionit në përmbushje të misionit të universitetit. Në vazhdim u vijua me aktivitetet e takimit, në funksion të qëllimit dhe objektivave të projektit.
Konkluzionet dhe rekomandimet e këtij takimi i shërbejnë jo vetëm identifikimit të aktorëve dhe grupeve të interesit, qasjet e tyre në funksion të përcaktimit të fokusit të qendrës SMART por edhe për t’i ardhur në ndihmë vazhdimësisë së projektit.