Takimi me poeten nga Kosova Vlora Ademi

Në Biblioteka Shkencore e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkoder më 2 qershor 2023, u organizua takimi me poeten nga Kosova, Vlora Ademi, e cila solli para publikut librin me poezi “Katerdhetë e pak”.

Në panel ishin të pranishëm pedagogu i Departamentit të Letërsisë, Arben Prendi, i cili bëri prezantimin e këtij vëllimi poetik, shkrimtari dhe përkthyesi Primo Shllaku, si dhe kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shkodrës, Zija Vukaj.

Studentët e Degës Letërsi kishin përgëtitur disa videoklipe emocionuese me poezitë e Vlora Ademit.

U recituan poezi edhe nga poetet e qytetit të Shkodrës që ishin të pranishme në këtë takim.

Biografi

Vlora Ademi aktualisht merret me diplomaci kulturore duke udhëhequr dhe zbatuar projekte, aktivitete kulturore, brenda dhe jashtë Kosovës me organizatën Social Creativity të cilën ajo e drejton.

Përveç kësaj, ajo ka një punë dytësore si koordinatore, bashkëpunëtore dhe anëtare e bordit e Festivalit ETNOFEST; koordinatore e disa festivaleve jasht vendit, si dhe është themeluese e Festivalit të Poezisë REPUBLIKA në Prishtinë.

Pos tjerash Vlora shkruan dhe poezi, të cilat janë përkthyer në gjuhën gjermane, angleze, italiane dhe arabe dhe janë botuar në antologjitë: PËRTEJ HARRIMIT në Gjermani, MAGMA në Kosovë dhe në antologjinë "Loyalty. Walking Into The Unknown" nga Poet's Choice.

Gjithashtu është botuar edhe në Revistën Letrare Illz dhe ExLibris në Tiranë.

Në janar të këtij viti, Shtëpia Botuese ONUFRI ka botuar librin e saj të parë me poezi KATËRDHETË E PAK.

Ndërsa para disa dite poezia e saj është vlerësuar me çmimin “Vexhid Buharaja” në Berat.

Ka mbaruar nivelin master për Komunikim Masiv.

Ka drejtuar biznesin e saj për 15 vjet dhe ndërkaq për dy vjet rresht ajo ka drejtuar fushatën ndërkombëtare sfiduese ndaj ekstremizmit fetar, e udhëhequr dhe e financuar drejtpërdrejt nga State Departament - Uashington. Ndër të tjera vullnetare e Kryqit të Kuq pas luftës në Kosovë; aktiviste për fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe gjithashtu ka inicuar, debate dhe fushata për vetëdijësimin dhe qasjen e shoqërisë ndaj personave me Sindrom Down dhe Autizëm.

Përveç rolit të saj si nanë, punës si drejtuese dhe menaxhere, vazhdon të jap kontributin e saj për kauza vetëdijësimi në shoqëri.