• Ankesa

Takimi koordinues i konsorciumit të projektit FRIDAS në Granada

Anëtarë të stafit të Departamentit të Psikologjisë dhe Punës Sociale, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, morën pjesë në Takimin koordinues të konsorciumit të projektit Erasmus+HED F.R.I.D.A.S, zhvilluar në Granada (Spanjë), me data 4 – 5 Maj 2026.

Partnerët nga Shqipëria, Italia, Norvegjia dhe Spanja u mblodhën në Fakultetin e Punës Sociale të Universitetit të Granadës për të vlerësuar progresin e projektit dhe për të caktuar rrugën përpara.

Konsorciumi u prit ngrohtësisht nga përfaqësuesja e Universitetit të Granadas, prof. Aránzazu Gallego Molinero, si dhe nga Z. Mourad Aboussi, Dekan i Fakultetit të Punës Sociale; Znj. Irene Pedreira Romero, Drejtoreshë e Projekteve dhe Mrrëdhënieve Ndërkombëtare; dhe Znj. Cristina García López, përfaqësuese e Kolegjit Zyrtar të Punës Sociale të Granadës.

Në ditën e parë, Prof. Andrea Bilotti, Koordinator i projektit F.R.I.D.A.S., shpalosi disa nga arritjet kryesore të projektit dhe kujtoi rëndësinë e vendosjes së fokusit në të drejtat themelore të njeriur në praktikën e punës sociale.

Gjatë dy ditëve, ekipi eci përpara në disa tema kryesore:

• validimi dhe rafinimi i kursit të trajnimit online mbi të drejtat e njeriut në punën sociale;

• përcaktimi i planit të veprimit për muajt e ardhshëm, duke përfshirë përgatitjet për një fushatë avokimi social;

• puna në botime shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare

Një falënderim i madh për të gjithë folësit, përfaqësuesit institucionalë, studentët dhe partnerët e projektit Roma3 dhe REDU 🇮🇹, UGR 🇪🇸 NTNU 🇳🇴 dhe UNISHK 🇦🇱 që kontribuan kohën, ekspertizën dhe pasionin e tyre në këto dy ditë.

Mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin e shkëlqyer në qytetin e bukur të Granadës!