Në kuadër të projektit REACH u organizua në Tiranë, në mjediset e Bibliotekës së Akademisë së Studimeve Albanologjike në datat 12 dhe 13 dhjetor 2022 një takim dy-ditor me partnerët e projektit kushtuar organizimit të Shkollës verore ndërkombëtare. Kjo Shkollë verore, e cila është planifikuar të organizohet në tetor 2023, është një paketë aktivitetesh në kuadër të REACH, paketë në të cilën Universiteti i Shkodrës, krahas ASA dhe fondacionit Flaminia do të jetë bashkëorganizator. Anëtarë të grupit të punës së këtij projekti ishin të pranishëm dhe kontribuan maksimalisht për të finalizuar axhendën e kësaj Shkolle verore, krireret e përfshirjes së studentëve si dhe përfshirjen e partnerëve të tjerë të projektit, si një hap i rëndësishëm për zhvillimin e metodave inovative të edukimit në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.