Me kënaqësi të posaçme rektori Gjuraj priti në UNISHK dy shkencëtarë shqiptarë jashtë vendit: Dr. Taulant Muka, renditur ndër 2% të shkencëtarëve më të cituar në botë, aktualisht drejtues i Epistudia - plaftormë inovative në Zvicër mbi edukimin në distancë dhe
Prof. asoc. dr. Shkelzen Hasanaj (PhD - ish student i UNISHK), aktualisht postdoc. në Universitetin e Sienës & docent në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare në Romë (UNINT).
Ata folën për nevojën e rritjes së intelektualizmit akademik në universitetet shqiptare, vlerësimin e kontributeve të diasporës akademike, një mbështetje më të madhe për kërkimin shkencor në vend dhe preokupacione të tjera akademike.