Takim i rëndësishëm mes Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Universitetit Epoka
Sot, Rektori Gjuraj, priti në zyrën e tij një delegacion të Universitetit Epoka, të përbërë nga Rektori Ahmet Öztas, Esmir Demaj (Administrator), Lisen Bashkurti (Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale) dhe Suat Yılmaz (Dekan i Studentëve). Gjatë takimit, u shkëmbyen ide dhe u diskutuan mundësitë për të forcuar bashkëpunimin në të ardhmen.
Në takim, ku ishin të pranishme edhe zëvendësrektoret, Guli dhe Dragusha, u theksua rëndësia e vazhdimit të përpjekjeve për ta bërë UNISHK një institucion sa më të hapur dhe bashkëpunues.
Fokus i veçantë i diskutimeve ishte:
• Partneriteti për aplikime të përbashkëta në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare përmes konsorciumeve akademike.
Rektori Gjuraj vlerësoi lart reputacionin dhe prestigjin e Universitetit Epoka, një institucion që luan një rol kyç në arsimin e lartë në Shqipëri. Gjatë diskutimeve, dy rektorët ranë dakord për hapa konkretë në bashkëpunim, duke përfshirë:
• Hartimin e programeve akademike në gjuhën angleze për disa programe të Fakultetit Ekonomik dhe Departamentit të Matematikës dhe Informatikës në FSHN, duke përfituar nga ekspertiza e Universitetit Epoka.
• Zhvillimin e nismave që promovojnë cilësi dhe inovacion në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
• Zhvillimi i bashkëpunimit ndërmjet klubeve studentore të dy universiteteve, duke krijuar ura të reja për shkëmbime idesh dhe aktivitetesh.
Kjo vizitë shënoi një hap të rëndësishëm përpara drejt forcimit të partneriteteve ndëruniversitare dhe përmirësimit të ofertës akademike në të dy institucionet.