Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë në rang institucional me kryetare Dr. Rezearta Murati dhe Sektori i Sigurimit të Cilësisë me drejtore Prof. dr. Mimoza Prikun, zhvilluan sot një mbledhje të përbashkët me kryefjalë bashkërendimin e punës për të realizuar pyetësorin për semestrin e parë me studentët mbi “Lëndën, Modulin dhe Pedagogun”. Gjatë takimit u theksua rëndësia e ndërgjegjësimit të studentëve për plotësimin e pyetësorit dhe e ruajtjes së anonimatit gjatë përdorimit të adresave zyrtare, si dhe siguria e të dhënave të pyetësorit. Bashkëpunimi i të gjitha hallkave për një proces sa më të sigurtë dhe transparent.
U diskutuan gjithashtu edhe ndryshimet e rregulloreve që do të vijonë, pas ndryshimeve të ligjit të arsimit të lartë.
