Sot, më 12 qershor 2023, në ambientet e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u mbajt takimi i përbashkët i Këshillave Studentor të USH-së dhe Këshillit Studentor të Universitetit të Korçës “Fan S. Noli”.
Rektorja, Prof.Dr. Suzana Golemi, përshëndeti këtë takim dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të mbështetur nisma të tilla rinore, ndërsa zëvendësrektorja, Prof. Dr. Rajmomda Këçira bëri një prezantim të historikut dhe arritjeve të Universitetit të Shkodrës.
Objekt i takimit ishin lidhja e marrëveshjes institucionale ndërmjet këshillave studentorë dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet grupeve. Në mbyllje të takimit, në praninë e rektores Prof. Dr. Suzana Golemi dhe të miqve të ardhur nga Korça, Presidenti i Këshillit Studentor të USH-së z. Armando Lekaj dhe Presidenti i Këshillit Studentor të Korçës z. Kodhel Zere nënshkruan aktin e marrëveshjes.
Ky është një hap i rëndësishëm në përbashkimin e një thelbi të vetëm që është përmirësimi i jetës studentore në universitetet tona shprehet Armando Lekaj, President i Këshillit Studentor të USH-së.