• Ankesa

Takimi i parë me doktorantët e rinj të Fakultetit Ekonomik!

Më datë 03.06.2025, në ambientet e Fakultetit Ekonomik, u zhvillua takimi i parë me studentët e brezit të dytë të doktoraturës.

Fjalët përshëndetëse u mbajtën nga Dekania e Fakultetit As. Prof. Dr. Elidiana Bashi, Përgjegjësja e Departamentit Dr. Alkida Hasa dhe Koordinatorja e programit Prof. Dr. Arjeta Troshani, e cila prezantoi planin e aktiviteteve dhe strategjinë e zhvillimit për programin “Ekonomi dhe Turizëm i Qëndrueshëm”.

Të pranishëm ishin edhe profesorët udhëheqës si dhe Zv. Rektorja për Kërkimin Shkencor, Prof. Dr. Blerta Dragusha, e cila theksoi rëndësinë e këtij cikli studimesh në formimin e studiuesve të rinj.

Programi i doktoraturës në: "Ekonomi dhe Turizëm i Qëndrueshëm", ofruar nga Departamenti i Turizmit, pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi".

Ky takim shënoi një hap të parë të rëndësishëm drejt zhvillimit të kërkimit shkencor në një fushë me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Urojmë punë të mbarë dhe suksese të gjithëve në këtë etapë të rëndësishme!