Takimi i Komitetit Shkencor dhe Asambleja e Përgjithshme e Konferencës së Rektorëve të Alpeve të Adriatikut

Në mjediset e Universitetit Mozarteum në Salzburg po zhvillohet takimi i Komitetit Shkencor dhe Asambleja e Përgjithshme e Konferencës së Rektorëve të Alpeve të Adriatikut. Delegacioni i Universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi kryesohet nga Rektori, Prof.dr. Suzana Golemi njëkohësisht presidente e Konsorciumit AARC deri sot. Dje u zhvilluan takimet e Komitetit Shkencor dhe sot ato të Asamblesë së Përgjithshme. Në hapje të takimit Presidente Prof. dr. Suzana Golemi i dorëzon presidencën e radhës së AARC Rektores së Universitetit Mozarteum në Salzburg. Vijojnë diskutimet për ecurinë e bashkëpunimit dhe gjetjen e rrugëve të frytshme për bashkëpunimin bazuar në integritet, diversitet dhe potencialet e fuqishme të Universiteteve pjesëmarrëse.