Përfaqësuesit e Këshillit Studentor u pritën në një takim prezantues nga rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Qasja e re e universitetit, ku studenti do të jetë në qendër, qeveria studentore, pjesëmarrja e një përfaqësuesi të Këshillit Studentor në Këshillin e Etikës, pas ndryshimeve statutore, caktimi i një salle të veçantë për Këshillin Studentor, ku studentët mund të organizojnë takimet e tyre, si dhe praktika e vlerësimit të pedagogëve nga studentët ishin disa nga angazhimet e rektorit për përfaqësuesit e studentëve në Këshillin Studentor.
Gjithashtu, gjatë prezantimit të prioriteteve të punës së tij, rektori vuri theksin te transparenca, bashkëpunimi, si dhe gjithëpërfshirja e studentëve në jetën universitare.