• Ankesa

Takimi i grupit te punes

Takim i grupit të punës në kuadër të projektit me titull ESN-AIR – Engaging Students for eNhancing Internationalization Practices in the Adriatic-Ionian Region.

Gjatë takimit u diskutua në mënyrë të detajuar mbi planifikimin dhe organizimin e takimeve që do të zhvillohen në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze, me fokus në promovimin e programit Erasmus+ dhe rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve për mundësitë e mobilitetit ndërkombëtar.

U theksua rëndësia e përfshirjes aktive të nxënësve dhe mësuesve në këto aktivitete, si dhe nevoja për përdorimin e metodave bashkëkohore të informimit dhe ndërveprimit, në mënyrë që mesazhi të jetë sa më i qartë dhe i rëndësishëm për grupmoshat e ndryshme. Gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin me institucionet arsimore lokale dhe koordinimin e kalendarit të aktiviteteve, me qëllim sigurimin e një zbatimi sa më efikas të projektit.

U diskutua në lidhje me hapat e fundit për hapjen e seksionit dhe formalizimin e tij si një njësi ndihmëse për studentët dhe si koordinuese me partenërët e tjerë të ESN-AIR

Takimi u përmbyll me dakordësimin mbi hapat e ardhshëm dhe ndarjen e detyrave ndërmjet anëtarëve të grupit të punës.