• Ankesa

Takimi 28 Nentori

Në kuadër të projektit ESN-AIR – Engaging Students for eNhancing Internationalization Practices in the Adriatic-Ionian Region, në të cilin Universiteti i Shkodrës është partner, u zhvillua një takim informues në gjimnazin “28 Nëntori” në Shkodër.

Takimi kishte si qëllim informimin dhe sensibilizimin e nxënësve mbi mundësitë dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në programet Erasmus+. Gjatë aktivitetit, nxënësit u inkurajuan të përfshihen më shumë në organizatat studentore dhe në procesin e ndërkombëtarizimit, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron lëvizshmëria studentore.

Takimi u përqendrua gjithashtu në promovimin e lëvizshmërisë ndërmjet nxënësve dhe studentëve, duke theksuar përfitimet akademike, kulturore dhe personale që ajo sjell.

Në këtë kuadër, u prezantua krijimit i seksionit ESN Shkodër, i cili synon të promovojë politikat e ndërkombëtarizimit të universitetit, të përmirësojë cilësinë e lëvizshmërisë së studentëve shqiptarë dhe ta bëjë universitetin më tërheqës për studentët ndërkombëtarë. Kjo do të arrihet përmes organizimit të aktiviteteve ndërkulturore dhe ofrimit të shërbimeve të mirëseardhjes për studentët e huaj.