• Ankesa

Takimet e Don Mikelit

Në kuadër të përpjekjeve për nderimin e figurës së shquar të patriotit, rilindësit dhe burrit të shtetit Luigj Gurakuqi, më 20 shtator 2025, në Stubëll, Kosovë, do të mbahen “Takimet e Don Mikelit” në kuadër të cilit aktivitet tradicional do të organizohet Akademia Shkencore kushtuar jetës dhe veprës së tij shumëdimensionale.

Me këtë rast, Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, priti sot famullitarin e Stubullës, Dom Fatmir Koliqi, pedagogun e Universitetit të Prishtinës, z. Xhavid Beqiri, si dhe shkrimtarin Ndue Ukaj.

Akademia do të organizohet në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Famullinë e Stubllës, duke bashkuar përpjekjet për të hedhur dritë mbi kontributin kombëtar, kulturor dhe arsimor të Luigj Gurakuqit.

Ky aktivitet do të jetë një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve akademike shqiptare dhe trashëgimisë sonë historike të përbashkët.