Takime të Përmuajshme për Çështjet Studentore në UNISHK

Siç është vendosur tashmë në axhendën e Rektorit, e mërkura e parë e çdo muaji është dita kur Këshilli Studentor i UNISHK mblidhet për të diskutuar për çështjet dhe sfidat që prekin komunitetin studentor.

Rektori Gjuraj, duke dëgjuar nga afër çështjet që i preokupojnë studentët, u shpreh se takime të tilla do të jenë të vazhdueshme dhe do t’u japin atyre mundësinë për të qenë një zë i fortë në vendimmarrje dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën universitare.