Në kuadër të hartimit të Raportit të Vlerësimit të Brendshëm (RVB) 2024–2025, dhe në zbatim të planit të punës së përcaktuar nga Sektori i Sigurimit të Cilësisë (SSC), gjatë datave 11–12 nëntor 2025 u zhvilluan takime informuese me Njësitë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) të fakulteteve:
FSHE
FD
FE
FGJH
FSHSH
FSHN
Qëllimi kryesor i takimeve ishte orientimi i grupeve të vetëvlerësimit për përgatitjen e RVB-ve sipas formatit standard, në përputhje me modelin zyrtar të vetëvlerësimit.
Përmbajtja e takimeve
• Prezantimi i udhëzimeve dhe kërkesave të RVB-së
• Verifikimi i dokumenteve bazë
• Struktura standarde e RVB-së sipas modelit të ASCAL-it
• Këshillim mbi hartimin, ruajtjen dhe gjenerimin e evidencave për dokumentimin e aktiviteteve akademike e shkencore
• Organizimi i evidencave mbështetëse
• Theksimi i rëndësisë së të dhënave të sakta, të verifikueshme dhe të përditësuara
Në përfundim, Sektori i Sigurimit të Cilësisë do të vijojë mbështetjen teknike dhe monitorimin e procesit deri në dorëzimin final të RVB-ve të të gjitha fakulteteve.
