Ditën e enjte, dt. 9.11.2023, në sallën e konferencave te Biblioteka Shkencore e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkoder u zhvillua një takim sensibilizues për dhurimin e gjakut.
Rektorja e UNISHK-ut, Prof. Dr. Rajmonda Këçira, theksoi se Universiteti i Shkodrës, në bashkëpunim me Organizatën Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, si dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut organizoi këtë takim sensibilizues, sepse të gjithë e dimë mirë se të dhurosh gjak është diçka sublime, që jep shpresë, shpëton jetë.
Në takim ishin të pranishëm, zoti Natale Capodicasa, President i Organizatës Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, zonja Irena Qendro, drejtore e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, si dhe Drejtori i Departamentit të Infermierisë së Universitetit tonë, zoti Emiljano Pjetri.