• Ankesa

Takim pune mes Rektorit, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, dhe Prof. John Nelson nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prof. Nelson, PhD, MS, RN, ekspert në fushën e infermieristikës dhe menaxhimit të të dhënave në shkallë globale, diskutoi me Rektorin mundësitë e bashkëpunimit në shkencat mjekësore teknike dhe zhvillimin e projekteve kërkimore ndërkombëtare.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve akademike dhe shkëmbimit të eksperiencave profesionale mes UNISHK dhe ekspertëve ndërkombëtarë, me perspektivën që së shpejti të konkretizohet një projekt rajonal.