Përfaqësues të Shoqatës Atdhetare "Dukagjini” ("Nderi i Kombit"), gjatë një takimi miqësor me rektorin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, i uruan atij suksese për detyrën dhe i dhuruan disa nga botimet e shumta të kësaj shoqate ndër vite.
Rektori e përgëzoi kryetarin, z. Ndue Sanaj, si dhe anëtaret e Shoqatës, Ledia Dushi dhe Klodjana Serraj, që ishin të pranishme në këtë takim, për veprimtarinë e pasur në mbrojte të trashëgimisë dhe vlerave historike të Dukagjinit, duke theksuar se Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të jetë përherë i hapur për të krijuar ura bashkëpunimi me aktorë e shoqata, veprimtaria e të cilave është në shërbim të komunitetit.