Takim Mes Universitetit të Shkodrës dhe EDUCONS University: Diskutime mbi Ekonominë Qarkulluese dhe Mundësitë e Bashkëpunimit të Shkencor

Në kuadër të bashkëpunimit mes Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe EDUCONS University (Serbi) u mbajt një takim me studentët dhe përfaqësues të Departamentit të Administrim Biznesit (Fakulteti Ekonomik). Në këtë takim Prof. Simonida Vukadinović mbajti një leksion në lidhje me ekonominë qarkulluese dhe qëndrueshmërinë. Në vijim u diskutuan sinergjitë mes projektit SMART që po implementohet në UNISHK dhe projekteve BEAMING dhe EDUCIRC2022 që po implementohen në EDUCONS University, si dhe u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.