Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua një takim mes Rektorit Gjuraj dhe Drejtoreshës së ZVAP Shkodër, Brisela Kadia, me praninë e dy Zv. Rektoreve, Dragusha dhe Laçej.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit të frytshëm për vitin akademik 2025–2026, me fokus tek zhvillimi i arsimit dhe nxitja e inovacionit për gjeneratat e reja.
U propozuan disa iniciativa konkrete:
Organizimi i një Forumi Universitet–Gjimnaz, mbi komunikimin, maturën shtetërore, Kodin e Etikës dhe tema të tjera të rëndësishme.
Takime me studentët që kanë përfunduar studimet jashtë vendit dhe janë kthyer në Shkodër, për të ndarë idetë dhe risitë e tyre.
Përdorimi i laboratorëve dhe bibliotekës së Universitetit nga nxënësit e shkollave të mesme, si mundësi për mësim praktik, hulumtim dhe zhvillim të njohurive.
Këto iniciativa synojnë të forcojnë lidhjen midis arsimit të mesëm dhe universitar, duke përgatitur studentët për sfidat akademike dhe duke nxitur shkëmbimin e dijes dhe inovacionin.
Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit më të ngushtë mes institucioneve arsimore dhe zhvillimit të arsimit në rajon.
