Në Bibliotekën Shkencore të Universitetit të Shkodrës, për të gjithë dashamirësit e librit , u zhvillua sot takimi me shkrimtarin Viktor Canosinaj për të diskutuar rreth romanit të tij më të ri, “Pandashmërisht Meriyll”.
Në këtë takim të organizuar nga vetë studentët dhe të moderuar nga shkrimtarja e re, Ambra Hysa , ishte i pranishëm edhe Rektori i Universitetit të Shkodrës .
Takimi u ndoq me shumë interes nga studentët dhe nxënësit e shkollave të qytetit të Shkodrës.