Më datë 1.2.2024 në sallën “Vehbi Bala” të Bibliotekës Shkencore Universitare u zhvillua aktiviteti “Takim me shkrimtarin” si një bashkëpunim mes Shkollës së Mesme Jopublike “Atë Pjetër Meshkalla” dhe Departamenteve të Letërsisë dhe Gjuhësisë, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Në qendër të takimit ishte bashkëbisedimi mes nxënësve të klasave të dhjeta, për krijimtarinë letrare të autorit Arben Prendi, poet dhe tregimtar, njëkohësisht edhe drejtues i Departamentit të Letërsisë.
Në fund të takimit autori dhuroi për nxënësit e pasionuar pas letërsisë, kopje nga librat e tij “Vepra poetike” (2018) dhe “I ra mjegulla Buenës” (2022).
Nxënësit të shoqëruar nga mësueset e gjuhës dhe letërsisë Klodiana Marticanaj dhe Emanuela Matija, vizituan ambientet e Bibliotekës dhe të Fakultetit të Shkencave Shoqërore. Drejtuesja e Departamentit të Gjuhësisë, prof.as.dr. Orjeta Baja, i informoi ata për programet e studimit që ofrojnë Departamentet e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, duke uruar që disa prej tyre të studiojnë në këto programe.