Takim me shkrimtaren Rita Petro

Sot, më 18 mars 2024, klubi studentor i librit "Book's & Friends" zhvilloi në sallën "Vehbi Bala" te Biblioteka Shkencore e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkoder një takim me shkrimtaren Rita Petro, e cila i ftoi të pranishmit në një udhëtim emocionues brenda botës së saj krijuese me diskutimin rreth librit të fundit, "Lindur se prapthi".

Studentët dhe pedagogët bënë pyetje dhe diskutuan me shkrimtaren rreth problemeve të ndryshme sociale dhe letrare.