Pas shqyrtimit të aplikimeve të studentëve për të zhvilluar praktikën pranë Klinikës së Ligjit janë pranuar 12 aplikantë.
Me datë 26.07.2021 u zhvillua takimi i parë me studentët që janë aktivizuar në zhvillimin e praktikës pranë Klinikës së Ligjit USH.
- Praktikantët u njohën me rregulloren e funksionimit të Klinikës, të drejtat dhe detyrimet e tyre.
- U ndanë detyrat, duke i organizuar në grupe të vogla për çështjet strategjike të evidentuara tashmë nga klinika, kryesisht çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e konsumatorit dhe mbrojtjen e mjedisit. Praktikantët do të identifikojnë bazën ligjore për çështjet ku janë angazhuar dhe do të ofrojnë opinionin e tyre mbi vazhdimësinë e adresimit të çështjeve
- Një grup nga praktikantët do të ndjekë në vazhdimësi mbledhjet e Këshillit Bashkiak.
- Gjithashtu, u evidentuan disa problematika, të cilat mund të shërbejnë si çështje strategjike për tu adresuar në vazhdim nga klinika.
- Nga stafi u paraqitën disa mënyra për evidentimin e problematikave si ndjekja e emisioneve informuese në mediat lokale; ndjekja e emisioneve të mëngjesit dhe kryesisht telefonatave me qytetarët; takimet në komunitet.