• Ankesa

Takim me Përfaqësueset e Universitetit të Ekonomiksit të Pragës (VSE) në Fakultetin Ekonomik të UNISHK!

Në kuadër të projektit Erasmus+, Fakulteti Ekonomik mirëpriti znj. Gabriela Bohmova dhe znj. Daniela Slusova, përfaqësuese të Universitetit të Ekonomiksit të Pragës (VSE). Takimi u fokusua në shkëmbimin e eksperiencave të studentëve tanë që kanë përfituar nga mobilitetet, si dhe në mundësi të reja bashkëpunimi akademik e kulturor.

Delegacioni pati një vizitë 2-ditore. Ditën e parë u prit nga Rektori Gjuraj dhe Drejtoresha e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, znj. Bresena Kopliku.

Ditën e dytë, të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe:

• Arjeta Troshani – koordinatore e projektit

• Erard Çurçija – përgjegjës i marrëdhënieve me jashtë

• Ardita Borici – zv.dekane e FE

• Studentet: Antea Bega, Elisa Borici, Orjona Gjylbegaj

Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e ndërkombëtarizimit në arsim, përfitimet akademike dhe kulturore të mobiliteteve, si dhe planet për projekte të reja kërkimore e shkëmbime studentore.

Së bashku ndërtojmë ura bashkëpunimi për një të ardhme akademike më të hapur dhe globale!