Sot, më datë 27 prill 2023, u zhvillua një takim me nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Shkodrës kushtuar Ditës Botërore të Librit. Rektorja e Universitetit, Prof. Dr. Suzana Golemi, pershendeti te pranishmit dhe përgëzoi, gjithashtu, Departamentin e Gjuhës dhe Departamentin e Letërsisë, si organizatorë të këtij takimi që bëhet në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Universiteti i Shkodrës për promovimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Ky aktivitet zhvillohet për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit.
Duke u nisur nga ky këndvështrim, theksoi Rektorja, besoj se ky aktivitet në tërësi dhe ky konkurs gjuhësor-letrar në veçanti, me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme të qytetit të Shkodrës, i cili synon të kthehet në traditë, do të jetë një urë bashkëpunimi mes tyre dhe universitetit tonë, i cili është qendra e vetme akademike e rajonit.
Në përfundim, Rektorja uroi që aktivitete të tilla të organizuara nga USH-ja për promovimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë shqipe të jenë të vazhdueshme dhe të suksesshme.
Urime në këtë konkurs, të dashur nxënës!
Fitoftë më i miri!
Ju presim në auditorët e Universitetit tonë!