Më 31 janar 2024, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” u zhvillua takim me një ekip të BE-së të përbërë nga Lulita OSICHENKO (Seksioni i Punësimit), Antoaneta IRIKOVA (Arsim, Rini, Kulturë), Nteivis TSAKA (DG NEAR) etj., me rektoren e universitetit, Prof. Dr. Rajmonda Këçira.
Takimi u fokusua në çështje që lidhen me cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit; nevojat dhe sfidat e Universitetit të Shkodrës (kuadri ligjor/burimet mësimore dhe shkencore); sfidat me të cilat përballen studentët e universitetit, si dhe bashkëpunimi me institucione të tjera (vendore, kombëtare).