Sot, mê 13.6.2023, në auditorin A3 të Rektoratit, u zhvillua nje takim me fituesit e projektit READ.
AADF në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëta të Edukimit (International Institute of Education – IIE) ka dizenjuar dhe financuar programin READ (Research Expertise from Academic Diaspora), me kohëzgjatje 7-vjeçare e cila, e cila nepërmjet financimit deri në 5000$ grant, ka për qëllim:
• Të lidhë akademikët shqiptarë te cilët janë rezident në Shqipëri dhe akademikët shqiptarë nga diaspora, në një vendet e OECD.
• Publikimit në revista shkencore prestigjoze të artikujve shkencore
• Bashkëudhëheqjes me akademikët nga diaspora të doktoraturës
• Zhvillimin e kurrikulave të reja
• Bashkëmësimdhënies
Rektorja, Prof. Dr. Suzana Golemi pergezoi pedagoget fitues te ketij projekti dhe shprehu gadishmerine dhe perkushtimin e saj per te mbeshtetur dhe per te qene bashkpunuese.
Më poshtë gjeni dhe titujt e projekteve fituese:
1. “Communicative and Brain-Based Learning through Literature: Pre-Service Teacher Training”. Përfituesi i këtij projekti është Dr. Dalila Karakaçi në bashkëpunim me Dr. Adriana Fisha-Bejko nga Universiteti i Calgary, Kanada.
2. “REUNITED – Real Estate and University Toëard Expert Diaspora”. Përfituesi i këtij projekti është Dr. Kleida Heta në bashkëpunim me Dr. Indrit Hoxha nga Pennsylvania State University, Harrisburg, SHBA.
3. “Curriculum development for the Program Master of Science in Healthcare Management”. Përfituesi i
këtij projekti është Prof. As. Dr. Blerta Dragusha në bashkëpunim me Dr. Desantila Sherifi nga Rugers University, SHBA.
4. “Strengthening Healthcare Research Capacity of The Academic Staff, Doctoral and Master Students, and Nurses.” Përfituesi i këtij projekti është Dr. Julian Kraja në bashkëpunim me Dr. Nertila Podgorica, Austri.