• Ankesa

Takim me Fatbardha Mulleti Saraci – Institucion Kujtese dhe Motivimi 🎓 Në kuadër të lëndës “Identitet dhe Multikulturalizëm”

Në përmbyllje të lëndës “Identitet dhe Multikulturalizëm”, lektorja Elindë Dibra, së bashku me studentët e programit Media-Komunikim, zhvilluan një takim domethënës me studiuesen dhe aktivisten e kujtesës historike, Fatbardha Mulleti Saraci.

Në qendër të takimit ishin vuajtjet e grave dhe fëmijëve gjatë regjimit komunist, një kapitull i errët i historisë shqiptare, që znj. Mulleti e ka dokumentuar me ndjeshmëri dhe integritet. Ajo ndau me studentët rrëfime të vërteta që mishërojnë dhimbjen, por edhe dinjitetin dhe qëndresën përballë padrejtësisë, të përmbledhura në veprat e saj:

Dhimje 1, 2, 3 (Ilar 1996, 2008, 2014)

Kalvari i grave në burgjet komuniste (ISKK 2013, 2018)

Albumi Kolindo Saraçi (Ilar 2010)

Saga e Dhimbjes (ISKK 2013)

Përndjekja e Hajrie Mulletit – Stigma e një komedie (2022)

Dhimja 5 (Fiorentia, 2023)

Takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi, ku studentët patën mundësi të njihen nga afër me dëshmi autentike dhe të dokumentuara. Ata u motivuan të sjellin kujtesën në dritë përmes detyrave të kursit, punimeve studimore dhe botimeve, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe edukimin qytetar.

Studentët u inkurajuan të trajtojnë me ndjeshmëri dhe përgjegjësi temat e persekutimit politik, duke u bërë zë i historive të heshtura.

Ky aktivitet ishte një model edukimi përmes historisë së jetuar, që nxit vetëdijen shoqërore për të mos harruar, por për të mësuar dhe vepruar.