Në kuadër të bashkëpunimit ndëruniversitar me Kosovën, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua sot një takim informal mes Rektorit Tonin Gjuraj dhe Rektorit të Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës, Armand Krasniqi.
Në bashkëbisedim morën pjesë edhe dy Zëvendësrektoret, Dragusha dhe Laçej.
Më konkretisht, u diskutua për bashkëpunimin në ciklin e tretë të studimeve, programin e doktoratës "Ekonomi e Turizëm i Qëndrueshëm”.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimeve akademike dhe shkëmbimeve studentore.
