Më 7 maj 2024, në Bibliotekën e USH-së u zhvillua një takim me gazetarin Marin Mema.
Ky takim u moderua nga studentet e vitit të dytë të Programit të Studimit Gazetari-Komunikim, Departamenti i Letërsisë - Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Dorotea Simoni dhe Emanuela Guri.
Studentët e pranishëm bashkëbiseduan me gazetarin Marin Mema rreth sfidave të rrugëtimit të tij dhe integritetin e gazetarëve në kohën e sotme.